Kreu i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut që është duke kryesuar edhe me presidencën e OSBE-së, Bujar Osmani ka treguar 9 hapat që duhet të ndërmerren për të qetësuar situatën në veri të Kosovës.

1.Kosova dhe Serbia riafirmojnë përkushtimin ndaj marrëveshjes bazë dhe Protokollit të Ohrit
2. Kosova tërheq forcat e Policisë Speciale, ndërsa Serbia ul gatishmërinë luftarake të Forcave të Armatosura.
3.Policia me ndihmën e KFOR-it dhe EULEX-it të merret me sigurinë tokësore.
4. Protestat anulohen, funksionet dhe shërbimet bashkiake rikthehen. Të rifillojë jeta normale dhe t’u jepet akses punonjësve komunalë.
5.Kryetarët e Bashkive japin dorëheqjen në verën e vitit 2023, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme komunale.
6.Zgjedhjet e parakohshme të komunave të mbahen këtë vit.
7.OSBE mbështet procesin zgjedhor, duke rritur besimin midis komuniteteve.
8.OSBE angazhon të rinjtë në programet dhe proceset e pajtimit.
9.OSBE mbështet zbatimin me mirëbesim të dispozitave të dakorduara dhe rifillimin e dialogut kuptimplotë.

Artikulli paraprakBIDEN MBAN FJALIMIN E PARË NGA ZYRA OVALE
Artikulli tjetërBE KËRKOI ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME NË 4 KOMUNAT E VERIUT TË KOSOVËS, RAMA: S’MUND TË JETË MË E QARTË SE KAQ!