Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Mediat u lejuan të marrin pamje vetëm në fillim të takimit, derisa nga zyrtarë të presidencës u bë e ditur se nuk do të ketë deklarata për media pas takimit. Bashkë me Ecobar në Kosovë ka qenë e paraparë të vjen të hënën edhe këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, mirëpo, siç u raportua ai ka anuluar vizitën në Kosovë për arsye të infektimit me COVID 19.

Pas takimit me presidenten Osmani, Escobar do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Artikulli paraprakRRËZOHEN SHTYLLAT ELEKTRIKE, BANORËT NË RREZIK PËR JETËN
Artikulli tjetër12.12.2022 ËSHTË DATA E FUNDIT “PASQYRË” E VITIT, ÇFARË DUHET TË BËNI SOT QË TË KENI FAT