Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar për situatën në veri të Kosovës. Peleshi shkruan se dënojmë me forcë dhunën e përdorur ndaj trupave të KFOR.

“Të shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Dënojmë me forcë dhunën e përdorur ndaj trupave të KFOR, që po përpiqen për garantimin e sigurisë së qytetarëve atje. Dialogu dhe ulja e tensioneve, zgjidhja e vetme për një bashkëjetesë të mirë dhe stabilitet në rajon! Urojmë shërim të shpejtë për trupat e lënduar”, shkruan Peleshi.

Artikulli paraprakNIS ZËVENDËSIMI I AMBASADORËVE (EMRAT)
Artikulli tjetërTENSIONET NË VERI, RAMA THIRRJE KURTIT