Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me situatën e tensionuar në very të Kosovës. Ai ka shpërndarë në Twitter deklaratën e ambasadës ameirkane në Prishtinë, me të cilën shpreh dakordësinë e plotë.
Can’t agree more🙏
Loud and clear to all who want to hear👍 pic.twitter.com/hKQVAVTAZW— Edi Rama (@ediramaal) December 11, 2022
“Ata që ngritën postblloqe të paligjshme duhet t’i çmontojnë ato menjëherë. Ne presim që t’i jepet fund të gjitha kërcënimeve të dhunës dhe frikësimit. Ne shprehim mirënjohjen dhe mbështetjen tonë të plotë për Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR) për përpjekjet e saj për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes dhe për Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX). Ne i dënojmë fuqishëm si të papranueshme të gjitha sulmet ndaj agjencive të sigurisë kosovare dhe ndërkombëtare”, thuhej ndër të tjera në deklaratë.