Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar pas situatës së krijuar në veri të Kosovës, me barrikadat e ngritura nga serbët.

Në një postim në Twitter, Xhaçka u shpreh se barrikadat nuk janë mjet për protestë paqësore, ndërsa shtoi se nëse do të ishte kështu, do të duhej të bëhej një rishikim i nocioneve themelore për bashkëjetesën paqësore mes njerëzve, komuniteteve, partive dhe kombeve.

Postimi i plotë:
Na vjen keq që nuk pajtohemi! Barrikadat nuk janë mjet proteste paqësore! Nëse do të ishte kështu, atëherë do të duhej të rishikoheshin shumë nocione themelore të qytetërimit tonë për bashkëjetesën paqësore mes njerëzve, komuniteteve, partive, kombeve. Me pasoja dramatike. Nuk është një ide e mirë. Fare.

Artikulli paraprakFESTAT E FUNDVITIT BASHKOJNË DEMOKRATËT, REAGON BERISHA: FILLIM I RI PËR GRUPIN PARLAMENTAR TË PD-SË
Artikulli tjetërDITMIR BUSHATI SJELL 7 ARGUMENTAT PËR SITUATËN NË VERIUN E KOSOVËS