Tensionet, Rusia zbarkon ushtrinë në Serbi, NATO në Malin e Zi
“Vëllazërimi sllav 2016” quhet stërvitja ushtarake mes Rusisë, Bjellorusisë dhe Serbisë, e cila ka nisur ditën e sotme. Në këtë stërvitje marrin pjesë 150 parashutistë si dhe një numër i konsiderueshëm trupash këmbësorie nga Serbia dhe Bjellorusia. Manovrat në Serbi zhvillohen në një kohë kur NATO-ja ka ndërmarrë një stërvitje emergjente në Mal të Zi. Avioni me ushtarakët rusë është ulur në aeroportin serb Batajnica, ku i ka pritur komandanti i brigadës Speciale të Ushtrisë së Serbisë, gjenerali Zoran Veliçkoviç. Në këtë ushtrim, që do të mbahet nga 3 deri më 9 nëntor në aeroportet dhe poligonet e Ushtrisë së Serbisë do të marrin pjesë 212 pjesëtarë të Ushtrisë ruse, 56 ushtarë bjellorusë dhe 450 pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë. Në anën tjetër, NATO-ja në Mal të Zi njëkohësisht me ushtrimin në Serbi do të nis stërvitjen me forcat malazeze dhe ato të rajonit tonë. Këto dy ushtrime në të njëjtën kohë në rajonin tonë, janë parë si ngritje e tensioneve ndërmjet NATO-s dhe Rusisë. Stërvitjet ushtarake të Rusisë dhe NATO-s në rajonin e Ballkanit vijnë një kohë kur tensionet mes tyre janë rritur ndjeshëm. NATO ka shtuar ndërkohë prezencën ushtarake në rajonin balltik, kryesisht në shtetet Estoni, Letoni dhe Lituani, pranë kufirit me Rusinë.