Dhjetra familje në një bllok pallatesh në afërsi të ish-Fushës së Druve në Shkodër, pjesë e unazës lindore, prej muajsh vuajnë problemin e tensionit të lartë të energjisë. Si pasojë e tij, këtyre të fundit u janë prishur pajisjet elektrike, duke filluar nga lavatriet, televizorët, kompjuterët, etj.
Banorët shprehen tejet të shqetësuar për këtë situatë, e cila vazhdon të jetë problematike. Këta banorë jetojnë çdo ditë me frikë, pasi tensioni i lartë rrezikon banesat edhe vetë jetën e tyre, sidomos gjatë natës. Pavarësisht se janë ankuar jo pak herë pranë organeve përgjegjëse, askush nuk ka bërë asgjë deri më tani për një zgjidhje përfundimtare. Ata kërkojnë dëmshpërblimet për të gjitha pajisjet e dëmtuara.
Sipas këtyre banorëve, problem mendohet se është në kabllot nëntokë. Tentativat për të ndërhyrë kanë qenë të pasuksesshme pasi për të gërmuar në asfalt kërkohet leje nga bashkia, dhe kjo gjë akoma nuk ka ndodhur.