Deklaratat dhe politikat e Presidentit francez Emmanuel Macron karshi islamizmit në Francë dhe insistimin e tij për të rishfaqur karikaturat e profetit Muhammed, ka ngjallur reagime të shumta në shtetet me shumicë myslimane.
“Sulm ndaj islamit” kështu e cilësoi kryeministri i Pakistanit Imran Khan qëndrimin e shefit të Elisezë.
“Mjerisht, Presidenti Macron ka zgjedhur të provokojë qëllimisht myslimanët, përfshirë qytetarët e tij, përmes inkurajimit të shfaqjes së karikaturave blasfemike që targetojnë Islamin dhe Profetin tonë”, shkruan Khan në Twitter.
Kryeministri pakistanez u shpreh se Macron në vend se të ngushtonte hapësirat për terroristët kishte zgjedhur të inkurajonte Islamofobinë duke sulmuar Islamin sesa të merrej me terroristët.
Komentet e kryeministrit të Pakistanin vijnë pasi edhe presidenti turk Reccep Taip Erdogan u shpreh kundër Macron duke kërkuar që presidenti francez të kryejë kontrolle mendore, gjë e cila nxiti edhe tërheqjen e ambasadorit francez nga Ankaraja.
Në valën e kritikave ka reaguar edhe vetë presidenti francez, i cila ka theksuar edhe njëherë se nuk do të dorëzohej dhe se populli francez nuk do të dorëzohej kurrë.
“Ne nuk do të dorëzohemi kurrë. Me frymën e paqes ne i respektojmë të gjitha diferencat. Nuk pranojmë gjuhë urrejtjeje dhe mbrojmë një debat të arsyeshëm. Gjithmonë do të jemi në anën e dinjitetit njerëzor dhe vlerave universale”, tha Macron.
Në anën tjetër edhe rrjetet e supermarketeve të Qatarit Al-Meera dhe Souq al-Baladi po ashtu reaguan duke hequr mallrat franceze nga raftet e tyre. Ndërkohë që orë pas ore Thirrjet për të bojkotuar mallrat franceze po rriten në botën arabe.