Policia e Lezhës ka shoqëruar 8 përsona në lidhje me tentativen e grabitjes së një banese në fshatin Malecaj, ku u dhunua dhe kryefamiljari, por ende nuk ka asnjë përson të ndaluar.Ata u moren në pyetje si përsona të dyshuar dhe pas marrjes së deklarimeve u lanë sërish të lire, pasi nuk ka prova që i implikojnë në këtë ngjarje.Sipas bluve kryefamiljari Nikoll Buja ka qenë i vetem brenda shtëpisë, kur dy përsona të maskuar kanë hyre brenda për të vjedhur.

Pasi kanë hasur në rezistencen e të zotit të shtëpisë, autoret janë larguar menjëherë nga banesa pa marrë asnjë send apo vlerë monetare.Pas largimit të autorëve nga banesa e tij, 79-vjeçari Nikoll Buja ka qëlluar me armë gjahu çifte në ajër për të njoftuar komshinjtë, thotë policia.

Ndërkohë grupi hetimor vijon veprimet hetimore dhe procedurale, duke administruar çdo provë e dëshmi, me qëllim zbardhjen e ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të cilët arriten të largohen me shpejtësi nga fshati.

Artikulli paraprakLEZHË, 25 RASTE TË REJA ME KANCER GJIRI
Artikulli tjetërVLLAZNIA U-21 “HARRON” TË FITOJË