Policia dhe Prokuroria kanë dalë me nga një njoftim në lidhje me rastin e vajzës së mitur në Arapaj të Durrësit, e cila është tentuar të përdhunohet nga disa adoleshentë.

Në njoftimin zyrtar policia thotë se ngjarja është publikuar, por pa detaje pasi është ngjarje me impakt në publik dhe me pasoja për shtetasen e mitur dhe familjarët e saj.

Këllëzimi në 4 korrik-Policia thotë se “Në datë 04.07.2019, pranë Komisariatit të Policisë Durrës është paraqitur dhe ka bërë kallëzim një shtetase, e cila ka shpjeguar se rreth një javë më parë vajza e saj është gënjyer nga dy shtetas po të mitur, banorë të lagjes, të cilët kanë kryer vepra të turpshme”.

Vajza është marrë në pyetje-Për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje, Policia e Durrësit menjëherë ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, duke e marrë në pyetje vajzën në prani të psikologes dhe nënës së saj, si dhe është komunikuar me prokuroren e gatshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

I ndaluar një 16-vjeçar- Si rezultat i veprimeve të kryera, më datë 05.07.2019, është bërë ndalimi i një të mituri, i moshës 16 vjeç, ndërsa një i mitur tjetër i dyshuar si autor në këtë ngjarje është nën moshën e përgjegjësisë penale dhe është ndjekur në gjendje të lirë.
Prokuroria thotë se është regjistruar çështja penale, ndërsa sqaron se nuk janë të sakta njoftimet e përhapura në media lidhur me këtë çështje.

“Sipas akteve të administruara nuk ka ndodhur dhe nuk është tentuar të kryhet vepra penale e “Marredhenieve seksuale me të mitur”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Më tej prokuroria sqaron se “se Rasti ka të bëjë me persona të mitur të përfshirë në këtë ngjarje dhe për këto arsye bazuar në parashikimet e Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur ju bëjmë me dije se është i ndaluar çdo lloj publikimi lidhur me rastin”.

Artikulli paraprakSHKODËR, PËRUROHET XHAMIA NË LAGJEN “DRAÇIN”
Artikulli tjetërSHERRI ME ARMË ZJARRI NË LAPRAKË PËR BIÇIKLETËN