Një tentative grabitje ndodhi paraditen e të enjtes në fshatin Merqi të Lezhës.Dy përsona të maskuar hynë në banesen dy kateshe të shtetasit Gezim Ndoj. Ka qene i zoti i shtëpisë i cili kur është kthyer ne banese pasi ka qenë me bagëti, ka gjetur brenda dy përsona të cilët kishin hyre për te vjedhur. Ata u zunë në befasi dhe sapo kanë parë të zotin e shtëpisë 2 shtetasit kanë dale me shpejtesi nga banesa dhe gjatë largimit kanë goditur me grusht 52-vjeçarin, duke mos arritur të marrin asgjë. Menjehere pas sinjalizimit policia mbërriti në vendin e ngjarjes, duke u vënë në ndjekje të autoreve por pa arritur te bie ne gjurmet e tyre. Hajdutet kanë lëvizur në këmbë dhe mendohet të jenë larguar në drejtim te malit të fshatit.
Policia po kreh të gjithe zonen si dhe po ushtrohen kontrolle me dron me qëllim kapjen e autoreve. Gjithashtu jane sekuestruar dhe po analizohen kamerat e sigurisë te shpisë ku ndodhi tentativa e grabitjes, por për shkak se mbanin maska identifikimi i autoreve duket mjaft i vështire. Nje prej fqinjeve te familjes Ndoj thote se vjedhjet në fshat janë kthyer në shqetësim gjatë viteve të fundit.
Gezim Ndoj me origjine nga Puka sebashku me bashkeshorten jetonin me qera prej dy vitesh në këtë shtëpi, e cila është në pronesi të një përsoni tjeter po nga Puka i cili është emigrant jashtë vendit. Ky është rasti i dyte i tentatives për grabitje në zonen e Lezhës, pasi nje rast i ngjashem i cili ende nuk është zbardhur ndodhi rreth 3 jave me parë në fshatin Malecaj.