Nga specialistët e Seksionit kundër krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

– A.N., 47 vjeç, banues në Lezhë
– O.V., 39 vjeç, banues në Lezhë

Gjithashtu, u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit D.M.24 vjeç, banues në Lezhë. Arrestimi dhe shpallja në kërkim ndaj këtyre shtetasve u bë pasi, shtetasi A.N., në aksin rrugor Shëngjin – Lezhë, duke drejtuar mjetin tip Audi në gjendje të dehur , ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga ku për pasojë ka patur vetëm dëme materiale.

 

Në momentin që ka shkuar policia në vendngjarje, shtetasi A.N. i ka dhënë armën e zjarrit tip pistoletë shtetasit D.M. për ta fshehur, e cila është gjetur e hedhur në oborrin e një banese aty afër ku dhe u sekuestrua në cilësinë e proves materiale.

 

Shtetasi D.M. ka arritur të largohej pasi veprimet e punonjësve të policisë për zbardhjen e së vërtetës janë penguar nga shtetasi O.V. Ky i fundit akuzohet Për Veprat penale ” Veprime që pengojne zbulimin e së vërtetës”

 

” Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” Vepra penale” Veprime që pengojne zbulimin e së vërtetës” parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit D.M.

 

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakDYNDEN PUSHUESIT NË SHËNGJIN
Artikulli tjetërMESFUSHORI ARLIND KALAJA KALON TEK KUKËSI