Një shqiptar është arrestuar në aeroportin e Capodichino në Napoli, teksa po mundohej që të kalonte në doganë një shumë të konsiderueshme parash falso.
Paratë kishin prerje nga 20-500 euro dhe kapnin shumën e plot 840 euro.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur nga mediat italiane, po tentonte që të kalonte kontrollin me shumë nxitim.
Sjellja e tij nuk u la pa u vënë re nga punonjësit, të cilët gjetën paratë e fshehura që më pas rezultuan false.
Ai u arrestua menjëherë dhe për këtë për futjen në Itali të parave të falsifikuara.