Një 20-vjeçare është arrestuar pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar në ambientet e I.E.V.P. Lushnjë iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 45.1 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sattiva.
Ja njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasen:
D.N., 20 vjeçe, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar në ambientet e I.E.V.P. Lushnjë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 45.1 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sattiva.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.