Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në qytetin e Kavajës, pasi tentoi të grabiste një banesë. Ai është arrestuar teksa po largohej me anë të një biçiklete nga banesa e H.K, por zonja e shtëpisë e ka parë dhe ka njoftuar policinë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit. Falë reagimit të menjëhershëm të forcave policore pas marrjes se njoftimit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë në tentativë për t’u larguar me biçikletë, XH. Ç, pranë banesës në të cilën kishte hyrë për të vjedhur.

Artikulli paraprakARRESTOHEN 5 PERSONA MES TYRE NJË I SHPALLUR NË KËRKIM
Artikulli tjetërFSHIHEN PARRULLAT PROVOKUESE NË KALANË E HIMARËS