Tentoi të hyjë me makinë mes njerëzve, arrestohet tuniziani

Vetëm një ditë pas sulmit të Londrës, një efekt domino shfaqet tashmë në Belgjikë. Një shtetas nga Tunizia u përpoq të drejtonte automjetin drejt një turme njerëzish në një zonë komerciale. Fatmirësisht nuk ka të plagosur. Ndërsa në bordin e automjetit u gjetën edhe armë. Ngjarja u shënua në një qendër tregtare në Anversa. Mediat shkruajnë se bëhet fjalë për një makinë Citroen e kuqe e rregjistruar në Francë ku u gjetën jo vetëm armë por edhe një uniforme polici. Ndërsa për të arrestuarin bëhet fjalë për një 40 vjecar Mohamed R me origjinë nga Tunizia. Në vendngjarje shkuan edhe zjarrfikëset. Fatmirësisht ai nuk arriti të përshkonte turmën duke u shmangur në këtë mënyrë një tjetër tragjedi.

Artikulli paraprakBASHA: KRIMI KONTROLLON PARLAMENTIN
Artikulli tjetërDËRGONIN REFUGJATË NË ANGLI, MES TYRE NJË SHQIPTAR