Një sherr i madh ka shpërthyer në një pikat e McDonald në Cordoba, Argjentinë, pasi një aktor i njohur u akuzua se kaloi pa radhë.
Klientëve nuk i erdhi mirë kur 27 vjeçari tentoi të injoronte radhën e gjatë të njerëzve në fastfood, duke kërkuar kështu trajtim të veçantë për shkak të statusit të tij. Video tregon se si aktorin e hedhin në tokë dhe e grushtojnë para se të ndërhyjë sigurimi. “Doja të blija hamburger për miqtë e mi dhe disa fëmijë nisën të bërtisnin që unë hyra pa radhë, dhe se ishin para meje. I kërkova të qetësoheshin, por ata më goditën nga mbrapa, në kokë,” tha Bal. 27 vjeçari përdori llogarinë e tij në Twitter për të shpjeguar që është mirë dhe se incidenti ishte thjesht një “moment i pakëndshëm” sepse disa njerëz kishin pirë shumë.