Gjykata për Krime të Rënda ka caktuar masën e sigurisë arrest shtëpie për Petrit Dukin, i cili u arrestua 4 ditë më parë teksa tentoi të përplasë me makinën e tij forcat e policisë, të vendosura në zonën e Shkozës.
Fillimisht ai u arrestua nën akuzën e vrasjes me dashje në rrethana të cilësuara e mbetur në tentativë, por më pas Krimet e Rënda bënë ndryshimin e veprës penale në kundërshtim të forcave të policisë dhe kanosje për shkak të detyrës.
Pas vendimit, avokati mbrojtës është shprehur se do ta apelojë edhe këtë vendim të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Ndërkohë gjykata ka vendosur te ja kalojë çështjen për kompetencë Prokurorisë dhe Gjykatës së Tiranës.
Banesat e shembura të Shkozës u prekën nga devijimi i Lanës në kuadër të projektit të unazës së re.
Gjatë caktimit të ma
sës së sigurisë në sallë ka qenë edhe ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi.