Një 43-vjeçar me iniciale E.K ka humbur jetën pasi gjatë tentativës për të rregulluar pompën e ujit ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Ngjarja ka ndodhur në orën 17:38 të pasditës së sotme në rrugën “Brigada VIII” në kryeqytet.
Policia raporton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Dy ditë më parë një një grua 38-vjeçe ndërroi jetë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike teksa po tentonte të ndizte pompën e ujit.