Një vajzë tentoi të rrëmbente një foshnjë në një dyqan në Spanjë ku më pas u ndalua nga njëri prej punonjësve.
20 vjeçarja me origjinë nga Bregu i Fidilshtë, iu afrua djalit të vogël ndërkohë që mamaja e tij nuk kishte vëmendjen dhe tentoi ta rrëmbente.
Ajo mori karrocën dhe iu drejtua daljes së dyqanit kur njëri prej punonjësve e pa dhe e ndaloi.
Mamaja e fëmijës e denoncoi rastin në polici e cila bëri të mundur arrestimin e saj.
Më pas 20 vjeçarja u dërgua në një spital psikiatrik ku do t’i nënshtrohet testeve mjekësore.