Një grua shqiptare me banim në Romë është dhunuar, persekutuar e kërcënuar deri me vrasje nga ana e një qytetari roman 57-vjeçar, me të cilin kishte pasur lidhje më parë.

Historia është mbyllur me arrestimin e italianit nga ana e karabinierëve. Natën midis 13 e 14 nëntorit karabinierët ndërhynë duke ndaluar romanin përgjegjës për tentativë vrasjeje, akte persekutimi, zhvatje dhe armëmbajtje, gjithçka në dëm të ish të fejuarës së tij shqiptare. Gruaja e cila ndërprerë marrëdhënien me të, por italiani nuk e praninte ndarjen.

Përshkallëzimi i dhunës mori fund pranë vendit të punës së viktimës së tij, ku mbrëmjen e 13 nëntorit agresori e sulmoi me një pistoletë gjysmëautomatike, pasi tentoi ta shtypte me makinë. Karabinierët nisën menjëherë kërkimin për burrin që u zhduk pas incidentit, duke arritur ta gjenin në Velletri dhe tashmë ai është në burgun e Rebibias, pasi ka marrë masën e arrestit në burg nga gjykata.

Artikulli paraprakTRISHTIMI I FËMIJËVE SHQIPTARË, 94% E SHOHIN TË ARDHMEN JASHTË VENDIT
Artikulli tjetërSHQIPTARI ME DY KINEZË PASTROI 1.8 MLN PAUNDË BRENDA 2 JAVËSH