E qelloi dy herë me cifte per ta vrare dhe kur i shpetoi plumbave, e dhunoi me grushta dhe e plagosi me mjet preres ne qafe dhe në shpatull. Kjo është ngjarja e rende që ndodhi brenda familjes, mbremjen e se Dieles në fshatin Mjedë në Bashkine e Vaut të Dejes.

Protagonist ishte kryefamiljari Xhabir Hoxhaj, i cili u arrestua me pas nga policia per vepren penale te vrasjes per shkak të marrdhenieve familjare e mbetur në tentative, ndersa gruaja Gjylije Hoxhaj, eshte ne spital nën kujdesin e mjekeve. Sipas policise se Shkodres, ngjarja ndodhi per shkak të xhelozise të 68 vjecarit, piste qe konfirmohet edhe nga komshinjte.

Te afermit e autorit tregojne se Xhabiri, me te tjeret ishte i mire pavaresisht se shpesh here ishte i varur nga alkooli.

Pas ngjarjes, policia e Vaut të Dejes, cilësinë e provës materiale sekuestroi armen e krimit tip çifte, dy gëzhoja dhe 17 fishekë armë gjahu.

Artikulli paraprakPROTESTAT MASIVE NË STAMBOLL KUNDËR ARRESTIMIT TË KRYEBASHKIAKUT, 343 TË ARRESTUAR NGA FORCAT E POLICISË
Artikulli tjetër‘PAKETA E MALEVE’, RAMA: INVESTONI NË AGROTURIZËM, 500 PËRFITUESIT E PARË S’PAGUAJNË TAKSA PËR 10 VITE