POLICIA E SHKODRËS ARRESTON 27 VJEÇARIN MIRIAN MARGJOKAJ. Policia e Shkodrës ka ekzekutuar urdhër-ndalimin e Gjykatës për 27-vjeçarin Mirian Margjokaj nën akuzën ”Vrasje në rrethana cilësuese mbetur në tentative”, ”Armëmbajtje pa leje” dhe ”Plagosje e rëndë me dashje në bashkëpunim”.

Burime nga policia bëjnë me dije se Margjokaj më 3 prill të vitit të kaluar ka qëlluar më armë zjarri pistoletë në një lokal në Lagjen Vasil Shanto në Shkodër, në drejtim të dy pronarëve dhe të kamerierëve për motive të dobëta . 27 vjeçari i arrestuar nga Gomsiqe e Re, komuna Velipojë, Shkodër, rezulton i dënuar më parë në vitin 2009 me 2 vjet e gjashtë muaj burg për ”Armëmbajtje pa leje” dhe ”Kanosje”. Materialet shtesë në ngarkim të shtetasit Mirian Margjokaj i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër

Artikulli paraprakSHKODËR, SEKUESTROHEN 400 RRËNJË KANABIS SATIVA
Artikulli tjetërMAQEDONI, 14 EMIGRANTË SHTYPEN NGA TRENI