Është arrestuar Fatbardh Ismaili, 30 vjeçari i shpallur në kërkim nga policia e Kurbinit për ngjarjen e ndodhur në 17 maj 2023 ku qëlloi me armë zjarri ndaj ish-deputetit të PS, Armando Prenga pas një konflikti për numërimin e votave që babai i autorit kishte patur me ish-ligjvënësin. Arrestimi i 30-vjeçarit është bërë i mundur në fshatin Gurëz të njësisë administrative Fushë Kuqe. Ndaj të riut, gjykata e Lezhës me 25 maj të vitit të kaluar kishte caktuar ‘arrest me burg’ nën akuzat për veprat penale “Vrasje me dashje’ mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municioneve”.Pas ngjarjes së rëndë, u mësua se shkak për këtë atentat të mbetur në tentativë ndaj deputetit të PS, ishte bërë një konflikt fizik që ky i fundit kishte patur me babain e autorit të ngjarjes më 15 maj, pas kontestimit të 2 votave sa i takon zgjedhjeve lokale të 14 majit. Babai i autorit të ngjarjes, ishte vëzhgues i koalicionit opozitar ‘Bashkë Fitojmë’. Dy ditë më vonë 30-vjeçari tentoi të marrte hak, duke qëlluar në drejtim të automjetit të ish-deputetit Armando Prenga i cili po lëvizte i vetëm në aksin rrugor Laç-Mamaurras. Autori qëlloi plot tre herë ndaj, tij por fatmirësisht asnjëri nga plumbat nuk e prekur 49-vjeçarin i cili njoftoi menjëherë policinë për ngjarjen.

Artikulli paraprakSKULPTURA NË VËSHTIRËSI, JUKA: MUNGON TREGU
Artikulli tjetërSHKODËR, KISHIN MBETUR TË BLLOKUAR NË MALIN E BOGËS, SHPËTOHEN GJATË MESNATËS 3 TURISTËT NGA TIRANA