30-vjeçari i arrestuar nga policia e Lezhës, pasi tentoi të vriste ish-deputetin e Partisë Socialiste Armando Prenga do të qëndroj në burg.Fatbardh Ismaili, u njoh me rivlersimin e mases së sigurisë të dhënë në mungesë ndaj tij në gjykatën e Lezhës.Në seancen gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, gjyqtarja Eglantina Biba pranoi kërkesen e prokurorit Françesk Ganaj dhe caktoi masen e sigurisë “Arrest në Burg”, pa afat për 30-vjeçarin Fatbardh Ismaili, ndaj të cilit janë ngritur akuzat “Vrasje me dashje mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municioneve”.
I riu, u arrestua pas 9 muajsh arrati, pasi me 17 maj 2023, qëlloi me armë zjarri ndaj ish-deputetit të PS, Armando Prenga pas një konflikti për numërimin e votave që babai i autorit kishte patur me ish-ligjvënësin.Dy ditë më vonë 30-vjeçari tentoi të marrte hak, duke qëlluar në drejtim të automjetit të ish-deputetit Armando Prenga i cili po lëvizte i vetëm në aksin rrugor Laç-Patok. Autori qëlloi plot tre herë ndaj, tij por fatmirësisht asnjëri nga plumbat nuk e ka prekur 49-vjeçarin i cili njoftoi menjëherë policinë për ngjarjen.