Kreu i Partisë Demokratike në Sarandë, Hariz Mema është shoqëruar në komisariatin e policisë së këtij qyteti.

Shoqërimi i tij ka ardhur për shkak të organizimit të protestës të së shtunës në darkë ku ai së bashku me një grup militantësh të PD-së tentuan t’i bllokonin rrugën kryeministrit Rama.

Ky i fundit po shkonte në qytetin bregdetar në kuadër të takimit elektoral për zgjedhjet e 30 qershorit.

Kujtojmë se të pranishëm në protestë kanë qenë edhe disa nga ish-deputetë të PD Fatbardh Kadilli dhe Nada Meçorapaj. Tubimi i tyre ka patur disa momente tensioni ku ,militantët e PD-së janë konfrontuar me Policinë e Shetit duke u shtyrë me ta.

Artikulli paraprakIDAJET BEQIRI NË KOLEGJ: DUAM TE NA HIQET EMRI NGA FLET E VOTIMIT
Artikulli tjetërKOLEGJI ZGJEDHOR LË NË FUQI 30 QERSHORIN,RREZON ANKIMIMIN E PUK