Një vajzë, e cila tentoi të bëjë vetëvrasje por që ndërroi mendje, u përplas nga treni duke u përpjekur të ngjitej në platformë.

Kate Mullins qëndroi e ulur për 5 minuta në stacionin e Pokesdown, afër Bournemouth para se të hidhej tek shinat e trenit.

Por kur pa që treni nuk po ndalej në stacion por u drejtua drejt saj, 16-vjeçarja tentoi të ngjitej në platformë por ishte tepër vonë.

Në pamundësi për tu ngritur lart, ajo u përplas për vdekje nga treni edhe pse shoferi shtypi frenat e emergjencës.

Nëna e saj, Donna tha se vajza ishte e shqetësuar rreth pamjes së saj, si edhe i kishte folur më parë se donte të hidhej para makinës por nuk e kishte menduar se s’do ta bënte kurrë.

“Ajo ishte në palestër dhe kishte humbur shumë peshë. Mendoj se ndihej e shqetësuar për pamjen e saj dhe mendonte që njerëzit nuk e pëlqenin,”-tha Donna.

Ndërsa theksoi se para se të dilte nga shtëpia ishte normale.
“Kate ishte normale dhe po qeshte me vëllain e saj. Ai ishte anëtari i fundit i familjes së e pa gjallë. Nuk mund të mendoj asnjë arsye pse ajo kreu vetëvrasje. Kishte gjithçka për të vazhduar jetën. Më mungon tani dhe do më mungojë përgjatë gjithë pjesës tjetër të jetës.”

Artikulli paraprakPROKURORIA ÇON NË GJYQ LULZIM BASHËN, REAGIMI I PARË NGA QEVERIA
Artikulli tjetërTË ZBARDHET VRASJA E DJALIT TONE”,FAMILJA E KACIFAS LETËR KRYEMINISTRIT GREK