Tentuan të hynin në një argjendari duke goditur me hanxhar, por u arrestuan. Ka qenë ky fati që kanë pësuar dy të rinj shqiptarë, të cilët, dje natën, u ndaluan nga policia italiane teksa përpiqeshin të hynin brenda një argjendarie në Ravena, në italinë veriore.

Argjendaria gjendej në brendësi të një zonë të gjerë banimi të një kompleksi rezidencial. Hajdutët, për të hyrë, u ngjitën në një shtyllë të ndriçimit publik që ndodhej prapa dyqanit deri në një lartësi prej shtatë metrash për të kërcyer më pas brenda zonës së banimit. Duke e goditur me hanxhar dy të rinjtë rrëzuan një dritare të blinduar me bindjen se nga ana tjetër ishte argjendaria. Por u gjendën në brendësi të kthinës së ndërtesës ku po i prisnin policët. Njërit prej dy të arrestuarve, që ishte banues në qytet, iu bë kontrolli në banesë, ku iu gjetën 40 gramë marijuanë.

Artikulli paraprakSTRATEGJIA E BE, REAGON RAMA: NEGOCIATAT MË PRANË SE KURRË
Artikulli tjetërI RIU SHQIPTAR MASAKROHET NË ATHINË, MASKAT TENTOJNË T’I RRËMBEJNË TË DASHURËN