Policia Kufitare ka goditur dy raste të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike në Kakavijë dhe Muriqan.
Në PKK Kakavijë u përzgjodh për kontroll të detajuar një automjet që drejtohej nga ana e shtetasit O.M.
Gjatë kontrollit të automjetit të markës “Nissan” me targa greke nga ana e shërbimeve të policisë kufitare e doganore, si dhe të antitrafikut doganor, duke përdorur edhe skanerin, u gjend i fshehur në sarbatorin e mjetit një bidon plastik i cili në brendësi të tij kishte një sasi lënde të dyshuar Cannabis Sativa. Autori u arrestua në flagrancë pë veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.
Në PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara u procedua penalisht shtetasi L.K., pasi në brendësi të kroskotit iu gjet një qese me një sasi lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorive respektive për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.