Shkodër

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, në bashkëpunim me D. V. P. Shkodër u arrestuan në flagrancë shtetasit Izmir Gjeka 31 vjeç, dhe Ervin Nurja 23 vjeç, banues të dy në Shkodër.

Arrestimi i tyre u bë pasi në dalje të RSh-së, në PKK Muriqan, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin në pronësi të shtetasit I. Gj, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7.2 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.
Izmir Gjeka, Ervin Nurja te arrestuarit

Artikulli paraprakU FUTËN PËR TË GRABITUR, DROGAXHINJTË DHUNOJNË ÇIFTIN E MOSHUAR
Artikulli tjetër‘ASTIRI’ NË SULM! ‘JELEKVERDHËT’ E DJEGIES SË GOMAVE GATI PËR PROTESTË