Një aksident ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku dy efektivë policie kanë goditur nga mbrapa një automjet. Aksidenti ka ndodhur rreth 200m larg Drejtorisë së Policisë së Durrësit.

Sipas dëshmive dy policët kanë qënë duke udhëtuar me motorin e shërbimit ku në tentativë për të shmangur një gropë në rrugë kanë devijuar dhe kanë goditur makinën që ishte para tyre.

Efektivi i policisë që drejtonte motorin nuk ka pësuar dëmtime, ndërsa polici pasagjer ndërsa polici pasagjer ka patu lëndime në dorë.

Artikulli paraprakMAKINA FUTET “ME KOKË” NË QENDRËN TREGTARE, PLAGOSEN 9 PERSONA
Artikulli tjetërNDAHET NGA JETA NË MOSHËN 58-VJEÇARE DREJTUESI I LARTË I POLICISË