Një 32-vjeçar nga Kosova u arrestua në Vlorë, pasi ishte shpallur në kërkim për pjesëmarrje në grupe terroriste.

32 vjeçari me inicialet F.D tentoi të kalojë kufirin shqiptar përmes portit të Vlorës me dokument të falsifikuar maqedonase të lëshuar në 2018

Drejtoria Vendore e Policisë Kufitare Vlorë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë bërë kapjen e këtij shtetasi pasi nga verifikimet e bëra në zyrën Qendrore Kombëtare Interpol Tirana rezultoi se shtetasi F.D, është shpallur në kërkim nga autoritet policore Kosovare.

Gjykata Themelore e Prishtinës, Kosovë, ka lëshuar urdhrin e kërkimit më datë 26.01.2018 kundrejt shtetasit F.D, për vendosjen e masës së sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Artikulli paraprakNIS GJYQI PËR 8 SHQIPTARËT QË NË 2 VITE TRAFIKUAN 2 TON KOKAINË NGA EKUADORI DREJT GJERMANISË
Artikulli tjetërEKSTRADOHET NGA ROMA, ITALIANI I DËNUAR ME 7 VITE BURG