Tenton të kalojë autostradën përplaset për vdekje këmbësori .Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës.

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e kësaj të premtje në autostradën Tiranë-Durrës. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur kryqëzimi i Shën Vlashit, kur një këmbësor ka tentuar të kalojë autostradën, por është përplasur nga një automjet. Përplasja ka qenë fatale për viktimën i cili është ende i paidentifikuar, ndërsa mësohet se i përket seksit mashkull, rreth moshës 40-vjeç. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakLONDËR,MOMENT DRAMATIK AUTOBUSI MERR FLAKË NË MES TË RRUGËS
Artikulli tjetërPOLICIA E SHKODRES NDALON NJE TE KERKUAR PER VJEDHJE ME ARME