Shkoder

Tenton të kalojë shtetas të huaj jashtë kufirit të R. Sh. arrestohet nga policia kufitare

Me datë  28.05.2018, nga shërbimet e Kufitare GOL të SPKM Hani i Hotit, u bë arrestimi në flagrancë i  shtetasit:

Gim Lashaj 41 vjeç, banues në lagjen Skenderbeg, Shkodër

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi me datë 28.05.2018 është kapur në vendin e quajtur Vukpalaj, Njësia Administrative Kastrat, Malësi e Madhe, në rrugën automobilistike Bajze – Hani i Hotit, me automjetin tip Mercedes, me targe AA733GD duke transportuar në drejtim të Malit të Zi, 4 shtetas Pakistanez.  .

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Dhenia Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” parashikuar nga neni 298 i Kodit Penal.

Artikulli paraprak10 PASAPORTAT MË TË FUQISHME NË BOTË PËR 2018-N
Artikulli tjetërDHURO GJAK, TË SHPËTOSH JETË!