I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur masën administrative për shkeljen e bërë, arrestohet në flagrancë një shtetas.
Me datë 29.09.2016, nga Seksioni për qarkullimin rrugor në Komisariatin e Policisë Shkoder u kap në flagrancë dhe u shoqërua shtetasi : Bujar Yzeiraj, 25 vjeç, banues në Krujë. Ky shtetas, më datë 29.09.2016 , në rrugën nacionale Shkodër – Lezhë, në vendin e quajtur Krye – Bushat, i ka ofruar 500 lekë punonjësit të policisë të qarkullimit rrugor për të shmangur masën administrative për shkeljen e bërë. Nga Seksioni kundër korrupsionit , u kryen të gjitha veprimet hetimore ku shtetasi Bujar Yzeiraj u arrestua në flagrancë për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal. Materialet procedurale i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkoder për veprime të mëtejshme.