Një burrë i moshuar ka tentuar ti japë fund jetës duke u mbytur në liqen e Pogradecit.
Sipas policisë, një ditë më parë, ka tentuar të mbytet në liqenin e Pogradecit I.B., 74 vjeç, banues në qytetin e Korçës.
Nga veprimet e kryera rezultoi se i moshuari vuante nga çrregullime mendore dhe u dërgua për mjekim në spitalin psikiatrik të Elbasanit, shtuan të njëjtat burime.