Tenton të varet në burg, përdhunuesi i së bijës: Djali iu mbyt para pak ditësh
Fatos Gurakuqi, babai i dënuar për përdhunimin e vajzës së tij të mitur 14-vjeçare me 10 vjet burg, ka tentuar të vrasë veten sot në burg duke u varur. Ai është shpëtuar në momentet e fundit. Gurakuqi ka përjetuar një situatë të rëndë pas dënimit për abuzimin seksual me të bijën, pasi më 11 janar 2017 iu mbyt edhe i biri 12-vjeçar në rezervuarin e Kasharit. Gurakuqi nuk u lejua të shkojë në varrim dhe prej kësaj, ai kërcënoi se do të digjte burgun dhe po kalonte një gjendje të rënduar psikologjike. Policia e Tiranës njoftoi më datë 11 janar 2017 se 12-vjeçari ishte mbytur rreth orës 14:15 në liqenin e Kasharit ndërsa ishte duke luajtur në brëndësi te liqenit të ngrirë, ku akulli është thyer. Për t’i dhënë ndihmë është futur në liqen edhe motra e tij E. G., 14 vjeçe, e cila ka rrezikuar të mbytej, por e kanë shpëtuar banorët e zonës.