Një 23-vjeçar ka tentuar të vrasë me thikë drejtuesin e furgonit me të cilin udhëtonte. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kroi i Dojanit” në fshatin Bujan.
Fatlind Vidrica, sipas policisë, duke udhëtuar se bashku me A.B, në mjetin e këtij të fundit, për motive të dobëta, ka tentuar ta vrasë duke e goditur me thikë në krah dhe dorë. I dëmtuari A.B., 24 vjeç, nga Dojani, ndodhet në spitalin e Gjakovës, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika, që dyshohet se është përdorur nga autori.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë”.