Një 22-vjeçar në Divjakë është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të vrasë një vajzë 14-vjeçare. Sipas njoftimit të policisë, Bajram Krasniqi, ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të një shtetaseje 14 vjeçe e cila nuk ka pësuar dëmtime.
Menjëherë pas ngjarjes, u shpall në kërkim i riu dhe policia bëri të mundur arrestimin e tij. Në vendngjarje në cilësinë e provës materiale u gjetën e sekuestruan 3 gëzhoja arme zjarri automatik model 56. plagosje divjake (Arma që iu sekuestrua 22-vjeçarit) Njoftimi i policisë: Qëllon me armë zjarri në drejtim të një vajze 14 vjeçare, Policia e Divjakës kap në kohë rekord autorin e ngjarjes. Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: Bajram Krasniqi, 22 vjeç, banues në Babunjë, Divjakë. Në datën 10.01.2018, në fshatin Babunjë, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të një shtetaseje 14 vjeçe e cila nuk ka pësuar dëmtime.
Në vendngjarje në cilësinë e provës materiale u gjetën e sekuestruan 3 gëzhoja arme zjarri automatik model 56. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga Nenet 79/a/22 dhe 278 të Kodit Penal.