Arrestohet në flagrancë, shtetasi me iniciale A.A., 47 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin pa vendosur rripin e sigurisë, i cili me qëllim shmangien e ndëshkimit i ofroi agjentit verifikues një shumë lekësh.

Shtetas është arrestuar për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Me qëllim parandalimin e pasojave që vijnë si rezultat i mospërdorimit të rripit të sigurisë dhe sistemeve të fiksimit për pasagjerët nën 12 vjeç, rrugorët e kryeqytetit kanë shtuar kontrollet dhe patrullimet me përzgjedhje,

veçanërisht në afërsi të shkollave dhe institucioneve të tjera arsimore dhe vetëm përgjatë 3 ditëve të fundit janë konstatuar dhe proceduar administrativisht për në Organin Administrativ Shtetëror Tiranë 245 drejtues mjetesh.

Artikulli paraprakVRASJA NË MIRDITË DYSHOHET PËR GJAKMARRJE
Artikulli tjetërGJENDEN 13.5 TON AR DHE 20 MILIARDË DOLLARË NË BODRUMIN E ISH-KRYEBASHKIAKU TË PEKINIT