Vetehelmohet ish kryetari i komunes Baz, vdes rruges per ne Titane
Ish kryetari i komunës së Bazës eshte vetehelmuar teksa është gjetur në gjendje të rëndë në mjetin e tij nga policia. Informacionet paraprake flasin se uniformat blu janë njoftuar se 59-vjeçari ndodhej në gjendje të rëndë në mjetin e tij në vendin e quajtur “Rruga Baz”. M.K eshte transportuar me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar. Nga hetimet e para mësohet se ai ka pirë fostoksinë. Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar nje kuti cilindrike ku brenda saj u gjetën dy tableta fotoksinë. Po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.MNesohet se gjate transportimit per ne spitalin e Tiranes , ai ka nderruar jete.