Tenton vetvrasjen duke u hedhur në pus por arrin te shpetohet
Një person ka tentuar që t’i japë fund jetës duke u hedhur në pusin e shtëpisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, në fshatin Gril të Malësisë së Madhe. Në oborrin e shtëpisë, 65-vjeçarja D.P., lindur në Serbi dhe banuese në Gril, në kushte depresioni pasi vuan e trajtohet për ç’rregullime psikike, ka tentuar që të vetëvritet. Ajo është hedhur në pusin e ujit por pavarësisht dëmtimeve të marra, vijon të jetë ende në jetë. Gruaja u dërgua në spitalin e Shkodrës, ku pas ndihmës së dhënë nga bluzat e bardha, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Lidhur me këtë rast, materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për vlerësim.