Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve që po kryhen me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, Policia Kufitare e PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, arrestoi shtetasit:

B. D., 30 vjeç, banues në Shkup, pasi në dalje të RSh-së, gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa të ndarë në doza;

M. M., 29 vjeç, banues në Belgjikë, pasi në dalje të RSh-së, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️
#denonconë112📞 ✅

Artikulli paraprakSHQIPËRIA, E DYTA NË EUROPË PËR NORMAT MË TË LARTA TË VDEKSHMËRISË FOSHNJORE, SHKAK MUNGESA E MJEKËVE NEONATALË
Artikulli tjetër“PËRVËLOHET” GREQIA! AUTORITETET TË SHQETËSUARA, KRYEBASHKIAKU I ATHINËS PLANE PËR TË MARRË MASA: MBIJETESË…