Tre persona u arrestuan pasi tentuan të fusnin fshehurazi një rraketëhedhëse brenda një baze ushtarake në ShBA.

Për disa orë baza ushtarake u izolua për shkak të incidentit.
Ende nuk bëhet e ditur motivet e të arrestuarve për të futur rraketëhedhësen.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur makina u fut në rrethimin e bazës ushtarake, njëri prej oficerëve deklaroi se ndjeu erën e marijuanës.
Gjatë kontrollit të bërë në automjet u gjet arma e paautorizuar.

Një skuadër e çaktivizimit të bombave e çmontoi rakethedhësen për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm.

Artikulli paraprakPËRFSHIHET NGA FLAKËT TERMINALI I AEROPORTIT, FLUTURIMET SHTYHEN ME DISA ORË
Artikulli tjetërEMIGRANTI RREH SHQIPTARIN, I RRËMBEN PARATË EDHE TELEFONIN