Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë një shtetas i cili do të transportonte persona që synonin të këroknin azil në vendet e Bashkimit Europian. Në pranga ka rënë Mirsad Shabanaj, 27 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor “Bajzë-Hot”, në vendin e quajtur “Tek rrethrrotullimi i Bajzës”,  me  automjetin e tij tip “Mercedes Benz”, furgon “Vito”, me targë AA550KC,

 ku po përgatitej për të kaluar kufirin së bashku me dy familje. POLICIA E SHKODRËS KA ARRESTUAR NJË 27 VJEÇAR Këta shtetas, po udhëtonin me këtë mjet drejt Belgjikës me qëllim për të kërkuar azil. Tashmë 27-vjeçari do të përballet me akuzën e “ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Artikulli paraprakCHAMPIONS LEAGUE, SKËNDËRBEU SIGURON KALIMIN E TURIT TË DYTË
Artikulli tjetërPOLICIA E PUKËS, NDALON 5 KAMIONË ME LËNDË DRUSORE