Të paktën 9 emigrantë të paligjshëm të cilët tentuan të kalojnë kufirin janë ndaluar këtë të dielë në afërsi të pikës doganore të Kapshticës, në Korçë.

Mësohet se refugjatët e ndaluar ishin shtetas palestinezë dhe algjerianë dhe ata janë kapur në kufirin e gjelbër, në afërsi të fshatit Vishoticë.

Konkretisht mësohet se 5 prej emigrantëve i përkasin shtetësise palestineze dhe 4 algjeriane, ku 2 prej tyre kane qenë minorenë në moshë 17 vjeçare.

Burime nga pika doganore e Kufirit të Kapshticës në Korçë bëjnë me dije se pas marrjes se deklaratave në Drejtorine e migracionit dhe kufirit, emigrantët janë nisur drejt qendrës se azilkërkuesve në Tiranë.

Artikulli paraprakAUTOMJETI ME ÇIFTIN PËRFUNDON NË UJËRAT E RRËMBYESHME TË OSUMIT
Artikulli tjetërSHTETI GJERMAN VËSHTIRËSON PROCEDURAT PËR AZILANTËT, RRITET NUMRI I TË DËBUARVE