Tentuan të kalojnë kufirin me karta false,arrestohen
Gjatë 12 orëve të fundit janë arrestuar 4 persona që kanë tentuar të kalojnë kufirin me karta të huaja të falsifikuara. Ata janë arrestuar në Rinas nën akuzat e “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”. Konkretisht: U arrestua në flagrancë Edmond Z., 29 vjeç banues në Tiranë, pasi në Rinas, ju gjet e bllokua një kartë identiteti italiane, e falsifikuar. Beqir Gj., 18 vjeç banues në Tiranë, pasi në Rinas, ju gjet e bllokua një kartë identiteti italiane, e falsifikuar. Xhemil C., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi në Rinas, ju gjet e bllokua një kartë identiteti greke, e falsifikuar. Redon Ç, 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në Rinas, ju gjet e bllokua një kartë identiteti greke, e falsifikuar.