Një grek dhe një shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme në kufirni greko-shqiptar, pasi janë kapur me një sasi prej 102 kg marjuanë që e kishin fshehur brenda automjetit me të cilin po lëviznin.
Dy të arrestuarve gjithashtu u është gjetur edhe një sasi prej 0.2 gram kokainë të cilën mbante shqiptari. Droga ishte e ndarë në 99 pako ndërsa e gjithë sasi peshonte 102 kg e 590 kg marjuanë.
Makina me të cilën po lëviznin të arrestuarit drejtohej nga greku 40-vjeçar dhe ishte marrë me qira në Greqi, ndërsa shqiptari 36-vjeç ishte pasagjer.
Ky i fundit kishte hyrë ilegalisht në Greqi dhe ndaj tij kishte masë ndalimi hyrje në territorin grek. Po ashtu dy të arrestuarve u janë sekuestruar edhe dy celularë.