Një 30-vjeçare u arrestua nga policia e Kuçovës, pasi së bashku me disa persona të tjerë akuzohen për vjedhjen e një lokali në fshatin Havaleas.
Policia thotë se në pranga u vu Ledjana G, 30 vjeçe, banuese në fshatin Shënavlash, Durrës,
si dhe filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen B.O, 15 vjeçe, banuese në Durrës. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit S.B, 23 vjeç, E.D, 16 vjeç, të dy banues në Durrës.
Në njoftimin e policisë thuhte se, “Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin më datë 25.04.2018 në fshatin Havaleas, Kuçovë kanë tentuar të vjedhin lokalin e shtetasit F.B, 26 vjeç, banues në fshatin Havaleas, Kuçovë.
Si dhe dyshohen si autorë të vjedhjes së ndodhur më datë 08.02.2018 në Perondi, Kuçovë, në lokalin e shtetasit A.Sh, 60 vjeç, banues në Perondi Kuçovë, ku kanë vjedhur disa pajisje interneti dhe një sasi eurosh”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Vjedhje e mbetur në tentavivë, e kryer në bashkëpunim. Shtetasja B.O u proçedua dhe për veprën penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi u kap duke drejtuar mjetin tip Opel pa leje drejtimi.