Kapen në flagrancë 2 shtetas duke vjedhur një automjet, arrestohen nga Policia e Shkodrës

1.Nga shërbimet e Komisariatit Policisë Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: •Xhuljano Mali, 18 vjeç, banues në fshatin Gruda Re bashkia Shkodër. •Xhovani Marku, 19 vjeç, banues në fshatin Gruda Re bashkia Shkodër. Arrestimi i këtyre shtetasëve u bë pasi: Në lagjen “Vasil Shanto” kanë tentuar të vjedhin automjetin tip “Toyota” me targë AA 598 IH në pronësi të shtetasit me iniciale F. B. 51 vjeç, por vjedhja ka mbetur në tentativë pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër. Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Vjedhje mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 134/2 dhe 22 të Kodit Penal.

 

Artikulli paraprakLIVING – 13.02.2016
Artikulli tjetërZGJEDHJET NE FRPD, BASHA NE SHKODER